Tematike
Zvicra vendos rregulla të reja për azilin në kohën e koronavirusit
Këshilli Federal ka vendosur të mërkurën të marrë masa për mirëmbajtjen e procedurës së azilit edhe gjatë krizës së koronavirusit
Që nga java e ardhshme, dëgjimet (intervistat) e azilkërkuesve do të bëhen përmes konferencës video ose telefonike. Në këtë mënyrë, mund të zvogëlohet numri i njerëzve të pranishëm në të njëjtën hapësirë, thuhet në një komunikatë të SEWM (Sekretariati Shtetëror për Migracion).
Për më tepër, afati i ankesave kundër vendimeve të azilit në procedurën e përshpejtuar, do të zgjatet në 30 ditë pune në vend të shtatë, sa ka qenë deri më tani. Azilkërkuesit e refuzuar gjithashtu kanë më shumë kohë për t`u larguar vullnetarisht nga Zvicra. Afati mund të zgjatet deri në 30 ditë – madje edhe më gjatë nëse është e nevojshme.
Për të krijuar më shumë vende për azilkërkuesit, ndërtesat ushtarake dhe civile do të shndërrohen më shpejtë se në kushtet normale, në vende për strehimin e kësaj kategorie. Kjo sepse rregullat e higjienës së Zyrës Federale të Shëndetit Publik kërkojnë më shumë hapësirë. Prandaj, kantonet duhet të sigurojnë akomodim shtesë nëse është e nevojshme.
Marrja në pyetje e azilkërkuesve gjithashtu mund të bëhet edhe nëse përfaqësuesi ligjor “për shkak të një pandemie në rajone të caktuara” nuk mund të marrë pjesë aty.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes Kantoni i Gjenevës po mendon të prezantojë katër javë pushim para lindjes për punonjësit në sektorët...
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët