Shëndetësi
Vaksina për koronavirusin, testohet në njerëz para shtatorit
Gjigandi farmaceutik amerikan Johnson & Johnson thotë se testimi te njerëzit i vaksinës së tij eksperimentale për koronavirusin do të fillojë para shtatorit dhe se vaksina mund të jetë gati për përdorim nga fillimi i vitit të ardhshëm.
Kompania thotë se për krijimin dhe testimin e vaksinës ka angazhuar bashkë me Departamentin e Shëndetësisë, më shumë se 1 miliard dollarë. Sipas kompanisë, nëse provat te njerëzit dalin me sukses, ajo mund të prodhojë më shumë se 1 miliard doza.
Johnson & Johnson parashikon që sasitë e para të vaksinës të përdoren për rastet më të rënda. Drejtori Ekzekutiv i Kompanisë, Alex Gorsky, tha për rrjetin NBC se deri tani shenjat tregojnë se vaksina eksperimentale do të jetë e efektshme. Ai tha se kompania planifikon të rrisë prodhimin e vaksinës në javët e ardhshme, me qëllim që të ketë gati disa qindra milionë doza deri në mesin e vitit të ardhshëm dhe një miliard doza deri në fund të vitit 2021.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, raportet për fyerje në Zvicër janë rritur me 64 për qind....
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025