Portrete të firmave
“Arisdo AG”, ndër kompanitë më të suksesshme të taksive në Bazel
Këtë herë prezantojmë një kompani shumë të suksesshme në veprimtarinë e saj. Fjala është për “ARISDO AG” me pronar Nexhmedin Ramushin, me prejardhje nga Kosova
ARISDO AG është një kompani në Zvicër me dy qendrat në kantonet e Basel-Stadt dhe atë të Basel-Land. Pronari i saj, Nexhmedin Ramushi, na tregon se në Zvicër kishte ardhur në moshë shumë të re, ku dhe ka vazhduar shkollimin, ndërsa tani vlerësohet si një biznesmen mjaft i suksesshëm.
Ai në vitin 2011 kishte filluar të punonte si shofer taksie në një kompani të huaj. Aty kishte vazhduar deri në vitin 2015, kur i kishte lindur ideja për të hapur biznesin e tij. “Nuk e kam pritur që kompania të bënte bujë aq shpejt. Por serioziteti dhe dashuria e madhe për punën tregojnë gjithnjë rezultate pozitive”, thotë për albinfo.ch Nexhemdin Ramushi, duke pranuar se nuk e kishte të lehtë rrugëtimin për të arritur deri këtu.
Bashkudhëtarja e jetës, krahu i tij i djathtë
“Gjithnjë në krah të djathtë e kisha bashkudhëtaren, bashkëshorten time, tek e cila gjeta përkrahje dhe ndihmë në çdo situatë!”, thotë z.Ramushi. Ai tregon se fillimisht kishte nisur të punonte me një numër të vogël veturash dhe ato jo të reja, por sot ai në flotën e kompanisë së tij ka një numër të madh të veturave, të gjitha të reja e ekologjike dhe ekonomike (Teknologji Hybrid).
ARISDO AG është e licencuar nga organet kompetente në të dy kantonet, Basel Stadt & Basel Land, që të operojë si TAXI-ZENTRALE. Ajo është kompania me çmimet më të volitshme në tërë Zvicrën dhe operon 24/7H.
Nexhmedin Ramushi tregon se çmimet janë një ndër faktorët kryesorë që kanë bërë të mundur suksesin e lartë të kompanisë. “Ne si kompani taksish kemi kontrata të shumta me kompani tjera të cilat i shërbejmë dhe kjo na mundëson që shoferët tanë të mos kenë nevojë vetëm për klientët e rastit”, tregon më tutje z. Ramushi.
Sukseset e ARISDO AG nuk përfundojnë me kaq
Kompania në fjalë që nga fillimi i vitit 2019 ka filluar veprimtarinë e saj edhe me transporte që njihet me emrin “Umzüge” dhe me pastrime (Reinigungen). Pronari thotë se edhe me këto dy veprimtari është shumë i kënaqur pasi që ka arritur sukses për një kohë shumë të shkurtër.
Ai thotë se planet e tij nuk përfundojnë këtu, por ka për qëllim që të fillojë të zgjerohet edhe në kantonet e tjera të Zvicrës, me të njëjtat veprimtari, për të cilat tashmë i ka bërë hapat e parë, prandaj pritet që shumë shpejt do të fillojë…!
Çmimet më të lira në Zvicër
Është kompania me çmimet më të volitshme në tërë Zvicrën dhe operon 24/7H. Ramushi thotë se çmimet janë një ndër faktorët kryesorë që kanë bërë të mundur suksesin e kompanisë. “Ne si kompani taksish kemi kontrata të shumta me kompani tjera të cilat i shërbejmë dhe kjo bën që shoferët tanë të mos kenë nevojë vetëm për klientët e rastit”.
Veç taksive, edhe transport dhe pastrim
Kompania në fjalë që nga fillimi i vitit 2019 ka filluar veprimtarinë e saj edhe me transporte që njihet me emrin “Umzüge” dhe me pastrime (Reinigungen). Pronari thotë se edhe me këto dy veprimtari është shumë i kënaqur pasi që ka arritur sukses për një kohë shumë të shkurtër.
/Publireportage/
Profili i kompanisë
- Adresa: Bordeaux-Strasse 5, 4053 Basel
- Aktiviteti: Transporti dhe montimi i mobiljeve
- Tel: 061 423 83 83
- E-mail: [email protected]
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha