Kosova

Këto janë fluturimet që janë planifikuar për nesër në Kosovë

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari" ka njoftuar se për ditën e nesërme, më 27 mars, janë planifikuar disa fluturime.

ANP “Adem Jashari”  për datën 27 mars ka planifikuar fluturime për Zurich dhe Dusseldorf, shkruan albinfo.ch.

Ky është njoftimi i plotë i aeroportit:

Të dashur udhëtarë,

Ju njoftojmë se nesër, më 27 mars 2020, janë planifikuar fluturimet si vijon:

Në arritje me udhëtarë:
Zurich-Prishtinë 1 fluturim (ora 09:00)

Në nisje me udhëtarë:
Prishtine-Zurich 1 fluturim (ora 10:00)
Prishtine-Dusseldorf 1 fluturim (ora 10:30)

VEMENDJE:
Fluturimi nga Zvicra për në Prishtinë është planifikuar të jetë me udhëtarë në arritje sipas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës!

PER FLUTURIMET NE ARRITJE NE PRISHTINE, UDHETARET ME SHTETESI KOSOVARE LUTEN QE TE KONTAKTOJNE ZYRET E AMBASADAVE TE KOSOVES NE SHTETET PERKATESE KU NDODHEN!