Lajme
Zvicër: Të papunëve u zgjatet për 120 ditë pagesa e ndihmës së papunësisë
Të papunët që kanë të drejtë për përfitime nga enti i papunësisë, do të marrin 120 pagesa ditore shtesë
Të mërkurën, Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur të marrë masa të mëtejshme për të lehtësuar pasojat ekonomike të pandemisë së koronavirusit.
Njëra ndër masat në fjalë është kjo: Të papunët që kanë të drejtë për përfitime nga enti i papunësisë, do të marrin 120 pagesa ditore shtesë, shkruan srf.ch.
Sipas gjendjes së deritashme pagesat ditore për të papunët janë midis 90 dhe 520 ditë . Me këtë zgjerim, Këshilli Federal dëshiron të shmangë mundësinë e çregjistrimit të të papunëve, transmeton albinfo.ch. Kjo është gjendja kur të papunët përjashtohen nga përfitimi i ndihmave të parapara për ta dhe duhet të kalojnë në ndihmën sociale.
Këto masa i kushtojnë federatës rreth 60 milionë franga.
Po kështu, të papunët, deri në një vendim të ri, lirohen nga detyrimi për të dëshmuar kërkim të punës.
Këshilli Federal gjithashtu ka zgjatur periudhën e miratimit për punë me kohë të shkurtër nga tre në gjashtë muaj. Në këtë mënyrë, duhet të paraqiten më pak aplikime dhe duhet të përshpejtohet procesi i miratimit. Po ashtu do të hiqet afati i pararegjistrimit për punë me kohë të shkurtër.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar Për vitin aktual, SBB pret një fitim që ka të ngjarë të jetë në të njëjtin...
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave