Opinione
Avdili: “T`i hedhësh benzinë zjarrit, nuk është zotësi”
"Për këtë klimë politike, që i ngjan kohës së revolucionit komunist e trashëguar nga grupe të ndryshme që ndrrojnë fytyrë vit për vit; përgjegjësi mban ai/ajo që nuk e ndal benzinën që hidhet në zjarr"
Përparim Avdili, deputeti i parë shqiptar në Parlamentin e Qytetit të Cyrihut, ka postuar në murin e tij në facebook një opinion lidhur me zhvillimet më të reja në skenën e politikës kosovare. Ai këtu merret edhe me qasjen e faktorit “diasporë” në këto zhvillime.
albinfo.ch publikon në vazhdim opinionin e z. Avdili.
Kosova siç duket po bëhet fushë e një beteje përtej partive politike atje. BE me paaftësinë e saj për të konsoliduar politikat e shteteve anëtare, po e shfrytëzon Kosovën për të demonstruar gjeopolitikën e tyre. Që SHBA-të e kanë në planin e tyre gjeostrategjik edhe Kosovën, nuk është një lajm i ri. SHBA si duket do ta zbatojë planin e vet edhe pa disa shtete të BE-së.
Zhvillimet e tjera që ndodhin në Kosovë, janë pjesë e politikës dhe sidomos kulturës politike atje, për të cilën secili e ka përgjegjësinë e vet. Kur e shoh se me çfarë gjuhe dhe kulture politike bëhen përballjet politike ndërmjet partive politike, ndihem me shumë fat që bëj politikë në Zürich. Ku si liberal që jam, vazhdimisht bashkëpunoj me të gjitha partitë pa asnjë paragjykim. Ndoshta është e tepërt të prisja funksionim të ngjashëm edhe në Kosovë, por ajo pjesë e Diasporës që çdo ditë shpall të shenjtë disa politikanë e disa të tjerë tradhtarë, ka dështuar në mënyrë spektakolare të transferojë kulturën politike në Kosovë. Ti hedhësh benzinë zjarrit nuk është zotësi.
Sido që të përfundojë kjo ditë sot, një gjë është e sigurt: për këtë klimë politike, që i ngjan kohës së revolucionit komunist e trashëguar nga grupe të ndryshme që ndrrojnë fytyrë vit për vit; përgjegjësi mban ai/ajo që nuk e ndal benzinën që hidhet në zjarr.
Kosovës, si të gjithë ballkanit, po i mungon fryma liberale.
- Ky është opinionn i autorit dhe nuk pasqyron patjetër qëndrimin e redaksisë.
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
“Parandalo”: Personat me aftësi të kufizuara, të përfshihen në proceset vendimmarrëse
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave