Lajme

Ushtria zvicerane “në aksion” për të ndihmuar spitalet

Zvicra ka thirrur mijëra rezervistë të ushtrisë për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit, hera e parë që e ka bërë këtë që nga Lufta e Dytë Botërore

Për të lehtësuar spitalet nën presion, ushtria njoftoi se mund të mobilizonte deri në 8,000 persona.

Nënkoloneli Raoul Barca, përgjegjës për një batalion prej 750 ushtarësh, i tha AFP se ishte hera e parë që rezervistët ishin thirrur që nga viti 1939, përcjell albinfo.ch.

“Situata është serioze … ditët e ardhshme do të jenë kritike për sistemin e kujdesit shëndetësor”, tha drejtori i përgjithshëm i shëndetësisë për kantonin e Gjenevës, Adrien Bron para gazetarëve.

Shkollat, universitetet dhe vendet publike janë mbyllur në Zvicër, si pjesë e masave për të kufizuar transmetimin e virusit.

Vendi ka regjistruar 7000 infeksione përfshirë 66 vdekje nga sëmundja.

Qeveria zvicerane njoftoi se do të ndalonte të gjitha tubimet e më shumë se pesë personave dhe se kushdo që qëndron më afër se dy metra me të tjerët, rrezikonte një gjobë.