Lifestyle

Ja çfarë shkruan TMZ për Dua Lipën

"Vogëlushja që u rikthye nga Kosova në Londër me aspirata të mëdha"

Tabloidi “TMZ” i kushtoi artikull të veçantë Dua Lipës, lidhur me një fotografi që e kishte publikuar ajo nga fëmijëria.

Ju mund të mos e besoni, por kjo vajzë e vogël në të vërtetë e urrente emrin e saj dhe dëshironte një më të thjeshtë … si Hannah, Sarah ose Ella, shkruan TMZ, transmeton lajmi.net.

Do të thotë kjo ndodhi, derisa ajo u rrit dhe mësoi se emri i saj i parë do të thotë “dashuri” në shqip.

Ajo ka lindur në Londër, por prindërit e saj janë shqiptarë të Kosovës

Ajo së bashku me familjen e saj u rikthyen në Kosovë kur ishte 11 vjeçe, por u kthye 4 vjet më vonë me aspirata të mëdha për t’u bërë këngëtare.

Pasi punoi si modele, ajo përfundimisht nënshkroi një marrëveshje me një label dhe pjesa tjetër ishte histori.

Singli i saj hit “One Kiss” me Calvin Harris, arriti sukses të madh në vitin 2018, ajo fitoi një çmim “Grammy” në kategorinë “Artistja më e mirë e re”.

Kënga “Elcetricity” në bashkëpunim me Silk City, gjithashtu u shpërblye me një çmim Grammy në kategorinë ‘Kënga më e mirë rimtike”.