Lajme

400 ushtarë të batalionit spitalor mbështesin punonjësit shëndetësorë civilë

Mbështetja do të bëhet në fushat si: kujdesi për pacientët, logjistika ose transporti i njerëzve të sëmurë

Pjesëtarët e ushtrisë, ata të drejtimit mjekësor janë thirrur pardje me SMS për mobilizim në luftën kundër koronavirusit. Kështu, rreth 400 ushtarë nga batalioni spitalor numër 66 kanë mbërritur nga e gjithë Zvicra sot në stacionin e trenit në Lucern, shkruan srf.ch.

Në Europaplatz në sheshin para KKL (Qendra e Madhe Kulturore e Lucernit), bëhet kontrollimi i gjendjes shëndetësore të pjesëtarëve të ushtrisë, transmeton albinfo.ch. Ata që janë të aftë dhe në gjendje të mirë shëndetësore udhëtojnë në kazermat në Kriens në një autobus – të ndarë nga të tjerët.

Ushtarët dhe ushtaret e mobilizuar të shërbimit shëndetësor do të mbështesin punonjësit civilë të shëndetësisë. Mbështetja do të bëhet në fusha të ndryshme, si për shembull:  kujdesi për pacientët, logjistika ose transporti i njerëzve të sëmurë.