Kosova
Kthehen nga shtetet e tjera 39 qytetarë të Kosovës
39 qytetarë të Kosovës do të vendosen në karantinë për 14 ditë
Është bërë e ditur se sot herët në mëngjes janë kthyer në atdhe 39 qytetarë të Kosovës, të ngujuar jashtë; fëmijë, të moshuar, gra e burra.
Kthimi i qytetarëve të evidentuar nga ambasadat e Kosovës jashtë, në mënyrë të kujdesshme, të organizuar e pa rrezik për qytetarët këtu – do të vazhdojë.
Qytetarët e ngujuar jashtë, që në urgjencë duan të kthehen në Kosovë, duhet të vazhdojnë të kontaktojnë ambasadat tona. Secili i kthyer do të vendoset në konvikte për 14 ditë.
Ndërsa Komiteti Olimpik i Kosovës, në bashkëpunim me ministren për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, të ndihmuar nga zëvendëskryeministri Abdullah Hoti dhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku, gjatë ditës së djeshme kanë shqyrtuar opsione të ndryshme për kthimin e delegacionit të boksit nga Londra në Prishtinë.
Zgjidhja është gjetur falë humanitetit të ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behxhet Pacolli, i cili ka ndërmjetësuar me zyrtarët në Londër, konkretisht ish-ministrin të Jashtëm të Britanisë së Madhe, Sir Alan Duncan, sot aeroplani privat i tij ka marrë delegacionin e boksierëve, të cilët janë nisur për në Prishtinë.
Komiteti Olimpik i Kosovës, MKRS dhe Qeveria i janë mirënjohës veprimit të ish-ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, i cili edhe një herë shprehu gatishmërinë e tij që t’u dalë në ndihmë sportistëve të Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha Zvicra mbetet, deri tani, kampionia evropiane e udhëtimit me tren. Si për nga numri i udhëtimeve...
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë