Koronavirusi: çast pas çasti
Në Zvicër deri më 4 prill nuk do të ketë asnjë përmbarim të borxheve
Personat në vështirësi financiare të cilët për shkak të situatës ekonomike nuk paguajnë faturat, nuk mund të ndiqen për momentin
Të gjithë njerëzit në Zvicër që kanë borxhe të regjistruara nga shteti, nuk do të ndiqen deri më 4 prill. Këshilli Federal ka vendosur të fusë në fuqi të ashtuquajturën ndalesë ligjore, thuhet në një komunikatë të qeverisë, shkruan srf.ch.
Ndërkaq, ajo që dihet, për shkak të masave aktuale kundër koronavirusit, shumë shitore, restorante dhe kompani të tjera duhet të mbyllen, transmeton albinfo.ch. Kjo, sigurisht mund të çojë në vështirësi financiare të tyre.
Standardi ligjor i posashpallur do të sjellë një lehtësim në këtë drejtim, njofton Këshilli Federal. Por ai gjithashtu ka theksuar se kjo nuk është një zgjidhje afatgjatë.
Kështu, personat që futen në vështirësi financiare për shkak të situatës së tensionuar ekonomikisht dhe nuk paguajnë faturat, nuk mund të ndiqen më për momentin.
Por për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të cilat janë prekur shumë nga kjo, një vendim i tillë mund të bëhet një problem shtesë, përcjell albinfo.ch. Disa prej tyre nuk mund të mbledhin më pretendimet e tyre (paratë që u takojnë) për shërbimet e bëra tashmë.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha Zvicra mbetet, deri tani, kampionia evropiane e udhëtimit me tren. Si për nga numri i udhëtimeve...
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë