Koronavirusi: çast pas çasti
Qeveria Zvicerane shtyn votimet e 17 majit: Shkak, koronavirusi
Iniciativa e kufizimit të të huajve në Zvicër, ajo për rishikimin e ligjit të gjuetisë dhe votimi për koston e kujdesit për fëmijë, do të shkojnë më vonë në votime
Referendumet në nivel federal të parapara për 17 maj nuk do të mbahen për shkak të koronavirusit. Këshilli Federal ka marrë vendimin për këtë çështje sot. Në këtë mënyrë, iniciativa e kufizimit të të huajve në Zvicër, ajo për rishikimin e ligjit të gjuetisë dhe votimi për koston e kujdesit për fëmijë, do të shkojnë më vonë në votime.
Për të gjitha iniciativat federale në pritje dhe referendumet fakultative, periudhat e mbledhjes süë nënshkrimeve dhe trajtimi duhet të shtyhen për një kohë të kufizuar.
Këshilli Federal pritet të miratojë një rregullore përkatëse lidhur me këtë.
Ai gjithashtu rekomandon shprehimisht që kantonet dhe komunat të lejojnë mbledhjet e asambleve të qytetarëve vetëm në raste urgjente.
Në këtë kuptim, Këshilli Federal i konsideron si logjike vendimet e kantoneve Appenzell Innerhoden dhe Glarus për shtyrjen e mbajtjes së asambleve të komuniteteve të tyre rurale. Asambletë në fjalë i nënshtrohen thelbësisht ndalimit të ngjarjeve, në përputhje me nenin 6 të Rregullores 2 të COVID 19.
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha Zvicra mbetet, deri tani, kampionia evropiane e udhëtimit me tren. Si për nga numri i udhëtimeve...
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë