Koronavirusi: çast pas çasti
86 % e të prekurve kanë simptoma të buta
Të moshuarit mbeten kategoria më e rrezikuar nga kjo epidemi
Gati 86% e të prekurve nga koronavirusi kalojnë pa u dalluar, sepse simptomat e tyre janë shumë të buta, thuhet në një studim të fundit të realizuar nga shkencëtarë të Universitetit të Columbia-s, në SHBA, të cilët kanë analizuar përhapjen e infeksionit në Kinë.
Kërkuesit thonë se mijëra infektime të padiktuara u bënë shkak për shpërthimin e krizës që detyroi më pas një pjesë të mirë të Kinës të hynte në karantinë.
Lajmin e përcjellin mediat britanike, që citojnë të dhënat zyrtare në pohimin se tashmë në Mbretërinë e Bashkuar numërohen 2000 raste, por këto përfshjnë vetëm pacientët e testuar.
Çka do të thotë se përmasat e vërtëta të kriziës në vend nuk dihen ende, dhe ka dyshime të forta se shifrat e dhëna prej qeverisë, mund të jenë vetëm maja e ajsbergut.
71 të vdekur regjistron deri tani Britania e Madhe, më i riu nga të cilët është një 45 vjeçar, Craig Ruston.
Babai i dy fëmijve, dy vjet më parë ishte diagnostikuar me sëmundjen e neuroneve motorike, MND.
Ndërsa të moshuarit mbeten kategoria më e rrezikuar nga kjo epidemi, ekspertë në vende të ndryshme po paralajmërojnë çdo ditë e më shumë se nga infeksioni respirator janë duke humbur jetën edhe persona të rinj e të shëndetshëm.
Në Kinë, është alarmuese shifra e të rinjve që kanë mbetur me komplikacione të rënda nga sëmundja.
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha Zvicra mbetet, deri tani, kampionia evropiane e udhëtimit me tren. Si për nga numri i udhëtimeve...
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë