Koronavirusi: çast pas çasti
Francezët: Jemi afër zbulimit të vaksinës, funksionoi në 75 % të rasteve
'Sanofi' është e angazhuar për ta vënë në dispozicion trajtimin e tij në Francë
Kompania farmaceutike franceze Sanofi njoftoi se është e gatshme t’u ofrojë autoriteteve franceze ilaçin antimalarik në luftën kundër koronavirusit të ri që ka marrë mijëra jetë njerëzish në gjithë botën.
Në një testim të fundit klinik, ilaçi Plaquenil u testua te 24 pacientë, dhe pas gjashtë ditësh, virusi ishte zhdukur në tre të katërtat e tyre.
Testim u krye nga profesor Didier Raoult, drejtor i Institutit Universitar Mjekësor “Mediterranee Infection”, një institut kërkimi me qendër në Marsejë, transmeton ATSH.
Sanofi tha se ata posedojnë disa milionë doza, të mjaftueshme për të trajtuar 300,000 njerëz të infektuar me COVID-19, përcjell albinfo.ch.
“Sanofi është e angazhuar për ta vënë në dispozicion trajtimin e tij në Francë”, tha zëdhënësi i kompanisë në një deklaratë për shtyp.
Instituti publikoi disa punime nëpër revistat mjekësore gjatë dy javëve të fundit në lidhje me efektivitetin e “Plaquenil”, një molekulë hidroksilklorine, e cila është përdorur dhe përdoret për dekada të tëra për të trajtuar sëmundje të ndryshme të shkaktuara nga infeksioni dhe artritin reumatoid.
Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, tha se duhet të bëhen testime mbi një numër më të madh të pacientëve për të verifikuar rezultatet.
“Kam shënuar rezultatet dhe kam dhënë autorizimin në mënyrë që të fillojë një testim më i madh nga ekipet e tjera sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha Zvicra mbetet, deri tani, kampionia evropiane e udhëtimit me tren. Si për nga numri i udhëtimeve...
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë