Lajme

BAG: 21 të vdekur nga koronavirusi, mediat dhe kantonet flasin për 35!

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) jep shifrën prej 21 të vdekurve nga Koronavirusi

Në ditën e dytë pas shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme përm shkak të koronavirusit, në Zvicër janë komunikuar kufizime të reja në shumë segmente të jetës së përditshme.

Ndërkohë bëhet e ditur se numri i personave që kanë vdekur nga pasojat e infektimit me koronavirus, është ngritur në 35.

Këtë shifër e japin mediat si agjencia e lajmeve Keystone – SDA, që bazohen në të dhënat e siguruara nga kantonet. Por, ndryshe nga këto, Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) jep shifrën prej 21 të vdekurve, transmeton albinfo.ch.

Në shumicën e madhe të rasteve bëhet fjalë për persona në moshë të shtxrë dhe me sëmundje kronike.

Ndërkaq, në Zvicër deri më tani janë regjistruar 3028 të prekur nga sëmundja.