Lajme

Dy raste me koronavirus në Mal të Zi

Mali i Zi raporton për dy rastet e para me coronavirusin e ri. Lajmin e ka konfirmuar kryeministri, Dushko Markoviq.

Mali i Zi ka qenë vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që deri më tani nuk ka pasur të konfirmuara raste me coronavirus.