Lajme
Italia shpreson se më e keqja mund të marrë fund shumë shpejt
Italia shpreson se më e keqja së shpejti mund të kalojë, përderisa po ngadalësohet niveli i infeksioneve të reja.
Shpejtësia me të cilën po përhapet koronavirusi në të gjithë Italinë duket se po ngadalësohet, duke nxitur shpresat se shpërthimi mund të jetë duke arritur kulmin e tij.
Të hënën, rritja ditore e numrit të përgjithshëm të infeksioneve, 28 000, ishte vetëm rreth 13%, nga normat e 17-21% në katër ditët e kaluara.
“Prirja po ulet dhe ne e kemi parasysh këtë fakt”, tha kreu i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli, ndërsa prezantoi shifrat.
Sidoqoftë, ekspertët po bëjnë thirrje për kujdes.
“Kulmi [i shpërthimit] nuk mund të parashikohet”, tha sot Antonello Maruotti, një profesor i statistikave në universitetin ‘’Lumsa’’ të Romës.
Maruotti është pjesë e një ekipi, Stat-Group19, i cili ka publikuar parashikime të cilat kanë qenë mjaft të besueshme, por vetëm brenda një periudhe treditore.
“Unë jam shumë i sigurt në lidhje me parashikimet tona të së njëjtës ditë dhe mjaft të sigurt për nesër’’, theksoi ai.
Maruotti tha se grupi i tij priste që numri i përgjithshëm i rasteve të rritej në 32 735 sot në mbrëmje, pastaj në 38 207 të mërkurën dhe 44 599 të enjten.
Një dokument i qeverisë thotë që shpërthimi mund të arrijë kulmin të mërkurën dhe mund të përfundojë në fund të prillit me rreth 92 000 raste në total.
Por, shumë e shohin këtë si tepër optimiste.
Përhapja në Itali filloi më 20 shkurt dhe ka qenë e lidhur me 2 158 vdekje deri më tani.
Italia është vendi më i prekur në botë pas Kinës, origjina e koronavirusit.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra