Koronavirusi: çast pas çasti
Kush mund të testohet për virus në Zvicër?
Detyrimi i izolimit përfundon 24 orë pasi të zhduken simptomat
Autoritetet shëndetësore në Zvicër kanë vendosur të aplikojnë testet e koronavirusit vetëm tek personat mbi 65 vjeç ose ata me probleme shëndetësore ekzistuese, që kanë një rrezik më të lartë për një rezultat vdekjeprurës.
Lista e problemve ekzistuese shëndetësore përfshin hipertension, diabet, sëmundje të zemrës, sëmundje kronike të frymëmarrjes, një sistem imunitar të dobësuar ose kancer.
Në praktikë, kjo ka të ngjarë të thotë që shumica e popullsisë do të kalojë pa testuar, transmeton Scan.
Për të shmangur mbingarkesën e sistemit shëndetësor, ata me simptoma koronavirusi që nuk kualifikohen për testim u kërkohet të izolohen, përcjell albinfo.ch.
Nëse simptomat e tyre përkeqësohen ose sjellin vështirësi serioze në frymëmarrje, duhet të telefonojnë mjekun ose shërbimin shëndetësor.
“Nëse jetoni me njerëz të tjerë, duhet të kufizoheni në një dhomë të vetme, mbyllni derën dhe hani të gjitha ushqimet në atë dhomë”, ky ka qenë udhëzimi i autoriteteve shëndetësore.
Detyrimi i izolimit përfundon 24 orë pasi të zhduken simptomat, sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik (FOPH).
Gazetat “Tribune de Genève” dhe “24 Heures” të dyja i referohen një direktive të lëshuar nga FOPH për politikën e re të testimit.
Kantoni i Vaudit ka krijuar një faqe kontrolluese të koronavirusit që vlerëson nëse një individ ka të drejtë për një test apo jo.
Atyre që kualifikohen do t’u dërgohen me email udhëzime se si të testohen.
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha Zvicra mbetet, deri tani, kampionia evropiane e udhëtimit me tren. Si për nga numri i udhëtimeve...
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë