Koronavirusi: çast pas çasti
SHBA, 850 miliardë dollarë ndihmë për ekonominë
Qeveria amerikane ka ndërmarrë një sërë masash nxitëse të guximshme për të shëruar ekonominë e sëmurë nga shpërthimi i koronavirusit
Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin tha se Presidenti Donald Trump ka autorizuar shtyrjen e 300 miliardë dollarëve në pagesa tek IRS (shërbimi i të ardhurave të Shteteve të Bashkuara). Mnuchin tha se nëse individët detyrohen një pagesë, ata mund të shtyjnë deri në 1 milion dollarë, dhe korporatat mund të shtyjnë deri në 10 milion dollarë. Shtyrjet do të jenë pa gjoba për 90 ditë pasi SH.B.A-ja po përpiqet të përballojë krizën e koronavirusit, transmeton Monitor.
Një tjetër masë e propozuar sipas mediave të huaja, është dërgimi i çeqeve tek amerikanët brenda dy javësh, si pjesë e një pakete të re nxitëse që synon të kufizojë dëmet që po i shkaktohen ekonomisë nga shpërthimi i koronavirusit, përcjell albinfo.ch.
Paketa nxitëse pritet të arrijë në 850 miliardë dollarë për të mbështetur ekonominë.
Paketa do të përfshijë 50 miliardë dollarë për linjat ajrore, të goditura rëndë nga pandemia dhe 250 miliardë dollarë për kredi për biznesin e vogël.
Trump tha se administrata e tij po merrte në konsideratë nëse do të dërgonte çeqe për individët amerikanë me vlerë prej 1.000 dollarë për t’i ndihmuar ata të përballeshin me krizën, megjithëse ai tha se detajet po përpunoheshin.
Kjo lëvizje shënon një kalim të Shtëpisë së Bardhë drejt një reagimi më agresiv të politikës ekonomike, pasi shpërthimi i sëmundjes ka detyruar mbylljen e shkollave, bareve, restoranteve dhe ndërmarrjeve prodhuese në të gjithë vendin. Ajo gjithashtu ka çuar në një rënie të mprehtë të biznesit në sektorë që fillojnë nga linjat ajrore deri tek mikpritja.
“Do të jetë e madhe dhe do të jetë e guximshme”, u tha Donald Trump, presidenti amerikan, gazetarëve në një konferencë të Shtëpisë së Bardhë të martën, duke iu referuar paketës së stimulit. Ai tha se kishte “entuziazëm” në Capitol Hill për masat.
Administrata Trump ka propozuar gjithashtu uljen e taksave të pagave, të cilat financojnë pensionet qeveritare dhe programet e kujdesit shëndetësor, dhe stimulimin për sektorët e goditur të ekonomisë, nga bizneset e vogla te linjat ajrore amerikane. Demokratët po bëjnë ndërkohë presion për masa më të përshtatshme për familjet me të ardhura të ulëta, të tilla si ndihma e papunësisë, ndihma ushqimore dhe shtyrja e kredisë.
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha Zvicra mbetet, deri tani, kampionia evropiane e udhëtimit me tren. Si për nga numri i udhëtimeve...
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë