Lajme
Shkencëtarët australianë: Sistemi imunitar i njeriut është në gjendje të luftojë koronavirusin
Shkencëtarët në Australi pretendojnë se kanë zbuluar, se si sistemi imunitar i trupit, lufton virusin COVID-19. Hulumtimi i tyre, i botuar në revistën “Natyre Medicine”, shpjegon se njerëzit shërohen nga kronavirusi i ri njësoj sikurse dhe gripi sezonal. Fakti që qelizat imune shfaqen ndaj këtij virusi, është një ndihmë madhore për hartimin e vaksinave, thonë ekspertët. Deri më tani në nivel global, COVID-19, ka infektuar më shumë se 160,000 mijë persona dhe ka marrë më shumë se 6.500 jetë njerëzish, raporton BBC.
“Zbulimi qe kemi arritur është mjaft i rëndësishëm sepse është hera e parë që vërtetojmë që sistemi ynë imunitar është në gjendje për të luftuar koronavirusin e ri”, u shpreh bashkëautorja e studimit Prof. Katherine Kedzierska.
Shumë persona janë rikuperuar nga virusi famëkeq, që do të thotë se dihej se sistemi imunitar mund të luftojë me sukses këtë virus. Mirëpo, studimi verifikoi katër lloje të qelizave imune që e luftojnë atë.
Shumë njerëz janë rikuperuar nga Covid-19, që do të thotë se dihej që sistemi imunitar mund të luftojë me sukses virusin. Si bazë e studimit u mor një paciente e diagnostikuar me koronavirus, por simptomat e saj ishin të buta dhe nuk shfaqte komplikacione shëndetësore. Ajo ishte një 47-vjeçare nga Kina, e cila ishte paraqitur në një spital në Australi , për t’u kuruar. Ajo arriti të shërohej Brenda 14 ditëve nga pandemia.
Sipas ekspertëve, tre ditët e para gruaja filloi të përmirësohej, qelizat specifike ishin vendosur në veprim në rrjedhën e saj të gjakut.
“Në një pacient të sëmurë me grip, të njëjtat qeliza që iu shfaqën gruas, i shfaqen gjithashtu gjatë kësaj periudhe të sëmundjes”, tha Prof. Kedzierska.
“Ne ishim shumë të lumtur për rezultatet tona dhe për faktin që arritëm të regjistronim shfaqjen e qelizave imune të pacientes së infektuar përpara se ajo të përmirësohej”, u shpreh ajo për BBC-në.
Për çfarë shërben ky studim?
“Identifikimi kur qelizat imune hyjnë në lëvizje në organizëm, mund të ndihmojnë në parashikimin e rrjedhës së virusit”, u shpreh Prof. Bruce Thompson.
Rëndësinë e këtij studimi e konfirmoi dhe Ministri I Shëndetësisë i Australisë Greg Hunt, i cili tha se përfundimet e saj mund të ndihmojnë në “gjurmimin e shpejtë” të një vaksine, për t’u vendosur më pas në zbatim tek personat e infektuar, shkruan TCH, përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme Qeveria federale po paralajmëron për rrugë të rrëshqitshme në shumë zona. Paralajmërimi është i vlefshëm deri...
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert