Lajme
Në Republikën e Çekisë janë shëruar tre raste me koronavirus
Në Republikën e Çekisë janë shëruar tre raste me koronavirusin e ri. Deri më tani, Çekia është një nga vendet e pakta në botë, në të cilën nuk janë raportuar viktima për shkak të epidemisë dhe në të cilën njerëzit janë shëruar nga COVID-19.
Autoritetet kanë njoftuar për 344 raste të konfirmuara me koronavirus.
Vetëm më 16 mars, janë shtuar 46 raste.
Numri i personave të infektuar me koronavirus në mbarë botën, për herë të parë, ka tejkaluar numrin e infeksioneve në Kinë, që kur ndodhi shpërthimi i virusit, në fund të vitit të kaluar.
Sipas Universitetit amerikan Johns Hopkins, më shumë se 87,000 njerëz janë infektuar jashtë Kinës, ku autoritetet shëndetësore thonë se ka 80.860 raste.
Vdekjet globale gjithashtu kanë tejkaluar numrin e vdekjeve në Kinë, për herë të parë, pasi numri i përgjithshëm arriti në 6,513.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se Evropa tani është epiqendra e virusit, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur