Kosova
Dënime për bizneset që shkelin masat për sigurinë e qytetarëve
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar dënime për bizneset dhe kompanitë, të cilat nuk po respektojnë pika të caktuara të vendimit për masa të sigurisë së qytetarëve, duke i detyruar të marrin pushim në kuadër të pushimit të rregullt vjetor.
Ajo përmes një postimi në Facebook paralajmëron se masat për sigurinë e qytetarëve për shkak të rrezikut nga pandemia COVID – 19 janë të detyrueshme për të gjithë.
“Megjithatë lidhur me pikat që lidhen me marrëdhënien e punës, ende ka biznese, kompani që nuk po respektojnë pika të caktuara të vendimit, e sidomos sipas informacioneve që i kam, po i detyrojnë të marrin pushim në kuadër të pushimit të rregullt vjetor. Kjo është shkelje e vendimeve të Qeverisë. Kjo është e dënueshme dhe penalizohet pasi rrethanat e tilla nuk duhet të keqpërdoren nga askush”, shkruan Haxhiu.
Haxhiu kërkon nga të gjitha palët që konsiderojnë që po u shkelen të drejtat nga Marrëdhënia e Punës, por edhe Siguria dhe Shëndeti në Punë dhe që afektohen nga vendimet e Qeverisë së Kosovës, t’i drejtohen Inspektoratit të Punës përmes numrit pa pagesë 0800 77 5 77, apo në e-mail zyrtar: [email protected].’
“Unë do të raportoj secilën shkelje që vjen në adresën time”, porosit Haxhiu.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra