Lajme

Informata lidhur me udhëtimet nga Austria në Kosovë dhe anasjelltas

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri jep informata lidhur me udhëtimet nga Austria në Kosovë

Informohen të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës lidhur me udhëtimet përmes rrugëve ajrore dhe tokësore nga Austria në Kosovë dhe anasjelltas që:

– Kompania ajrore WIZZ-Air ka suspenduar të gjitha fluturimet Vjenë-Prishtinë-Vjenë deri më 4 prill 2020;

– Kompania ajrore Austrian-Airlines ka suspenduar të gjitha fluturimet deri në  një datë të pacaktuar;

– Kompanitë e linjave të autobusëve kanë suspenduar të gjitha udhëtimet nga Austria në Kosovë dhe anasjelltas deri në një datë të pacaktuar;

Sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/09 të datës 13.03.2020, shtetasit e Kosovës lejohen të futen përmes kufijve tokësorë, me kushtin e vetëkarantinimit për 14 ditë. Nga sot do të pezullohen të gjitha linjat ajrore nga Aeroporti i Prishtinës, të cilat sjellin udhëtare në Kosovë, ndërsa fluturimet dalëse (vetëm për të marrë udhëtarë nga aeroporti) do të lejohen edhe për tri ditët e ardhshme. /Albinfo.ch