Lajme

Dy mërgimtarët e suksesshëm që shërbejnë si këshilltarë politik, njëri në Gjermani

Dy shqiptarët e suksesshëm në Gjermani: Besnik Kelmendi këshilltar pranë partisë CDU, Granit Shala këshilltar pranë partisë AAK.

Besnik Kelmendi dhe Granit Shala janë dy shqiptarë të suksesshëm të ardhur nga qyteti i Kosovës, Peja, që shërbejnë si këshilltarë politik në Gjermani, transmeton albinfo.ch.

Njëri nga Loxha tjetri nga Bllagaja, tani një kohë të gjatë jetojnë në Monchengladbah, respektivisht në Esen.

Ata nuk i bashkon vetëm origjina e përbashkët nga rrethi i Pejës, por edhe shoqëria e fortë, si dhe politika. Graniti ish boksier, tani është i angazhuar njëkohësisht në biznes dhe politikë. kurse Besniku njeri me ndikim në CDU-në e Angela Merkel dhe njeri i afërt i kancelares gjermane.

Graniti, i angazhuar njëkohësisht në biznes dhe politikë. “Krenohem me faktin që nuk e kam ndryshuar dhe harruar kombësinë time”, shprehet ai. Graniti është një figurë shumëdimensionale. Tani merret me biznes dhe me politikë, por në të kaluarën ka qenë boksier, duke garuar me nofkën Don Graniti, transmeton albinfo.ch.

Ndërkohë Kelmendi, i angazhuar në një nga partitë politike në Gjermani, shprehet entuziast për mirëintegrimin e Diasporës shqiptare në jetën ekonomike, shoqërore dhe politike në këtë vend.

Besnik Kelmendi është këshilltar në në qytetin Esen. Ai është vazhdimisht aktiv në organizimet e rëndësishme të partisë gjermane në pushtet, CDU, organizime në të cilat takohet me kancelarin Merkel. Në këto takime, ai ka pasur rastin drejtpërdrejtë të bindet në simpatitë që ka kancelarja Merkel për shqiptarët.

Graniti dhe Besniku janë pasqyra e gjeneratës së dytë shqiptare në diasporë, gjeneratë e mirëintegruar në vendin ku jeton, por njëkohësisht gjeneratë që ruan identitetin kombëtar dhe lidhje të fuqishme me vendlindjen. /Albinfo.ch.

Fotografia e Granit Shala

 

Fotografia e Besnik Kelmendi

Fotografia e Besnik Kelmendi