Lajme

Zvicra ndan 10 miliardë franga për bizneset e prekura nga koronavirusi

Pakoja financiare që u ofrua nga qeveria zvicerane është 10 miliardë franga për kompanitë e prekura nga koronavirusi

Është bërë e ditur nga Qeveria zvicerane se do të vërë në dispozicion 10 miliardë CHF për bizneset e goditura nga epidemia e quajtur koronavirus, transmeton albinfo.ch.

Janë paraparë këto miliarda franga për kompensim në punë me kohë të shkurtër dhe ndihmën ekonomike të urgjencës

Këshilli Federal është i vetëdijshëm se masat kanë pasoja të mëdha ekonomike. Prandaj, ai dëshiron të ndihmojë ekonominë shpejt.

Qëllimi kryesor është vazhdimi i pagimit të pagave për punonjësit.

Për këtë, qeveria zvicerane ka në dispozicion rreth 10 miliardë CHF për ndihma emergjente nga një larmi fushash. /Albinfo.ch