Kosova
Shqipëri, katër raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, dy prej tyre mjekë
27 persona të dyshuar, qytetarë dhe personel, janë testuar në Shqipëri në 24 orët e fundit, nga ana e Institutit të Shëndetit Publik, katër prej të cilëve janë konfirmuar të infektuar me koronavirus.
Dy prej rasteve të reja janë mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, është bërë e ditur.
Rrjedhimisht, numri i të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 42.
Deri në këto momente janë testuar 532 raste të dyshuara.
Ministria e Shëndetësisë ka thënë se deri tash në Tiranë janë të infektuar 26 persona, në Durrës 5 raste, njëri prej të cilëve ka vdekur, në Lushnje 2 raste, Elbasan 2 raste, Fier 5 raste, Rrogozhinë 2 raste.
Po ashtu ëeshtë bërë e ditur se tre prej këtyre rasteve janë në terapi intensive: një 66-vjeçar nga Lushnja dhe një 61-vjeçare nga Fieri dhe një 50-vjeçar nga Tirana, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për partneritet të fuqishëm Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në forumin Ekonomik Zvicër-Kosovë 2024, ku ishte i ftuar...
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur