Koronavirusi: çast pas çasti
Qeveria austriake ndan 4 miliardë euro ndihmë kundër COVID 19
Në Austri aktualisht janë 655 raste të konfirmuara nga virusi “Korona”, prej tyre 6 të shëruara, kurse një person ka vdekur
Qeveria austriake vuri në dispozicion fondin e parë të krizave deri në katër miliardë euro.
Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka njoftuar sot gjatë një konference për shtyp se ky fond do të jetë në dispozicion për të shmangur falimentimin e kompanive, për të favorizuar mbajtjen e punonjësve në punë dhe për të mbështetur të vetëpunësuarit kundër Covid – 19, shkruajnë mediat austriake, përcjell albinfo.ch.
Në Austri aktualisht janë 655 raste të konfirmuara nga virusi “Korona”, prej tyre 6 të shëruara, kurse një person ka vdekur.
Në gjithë botën janë njoftuar 145.369 raste të infektuar, 80,971 prej të cilave janë raportuar nga Kina. Më shumë se 71,000 njerëz janë shëruar plotësisht, njofton albinfo.ch.
Disa komuna, veçanërisht ato në landin Kärntner janë në karantinë. Komuna e Heiligenblut tani është futur në karantinë deri më 29 mars. Mysafirët e huaj lejohen të largohen, ardhja dhe nisja është e bllokuar për austriakët. E njëjta vlen që nga e premtja edhe për komunat Paznaun dhe Shën Anton am Arlberg.
Personat që kanë qenë në kontakt me njerëz nga këto rajone ose që kanë qenë atje që nga 28 shkurti duhet të izolohen, edhe nëse nuk kanë simptoma. Kjo është kërkesa e qeverisë federale.
Nga e hëna shumë dyqane do të mbyllen, por jo edhe ato ushqimore
Që nga e hëna, pra nga data 16.03.2020 dyqanet në Austri do të mbyllen, me përjashtim të dyqaneve ushqimore, bankave, farmacive, postave, pompave të benzinës, dyqaneve të duhanit dhe dyqaneve për kafshë. Restorantet, baret dhe kafenetë do të qëndrojnë të hapura vetëm deri në orën 15.00 pasdite.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme