Koronavirusi: çast pas çasti
Airprishtina çon aeroplanë specialë në Prishtinë për t`i kthyer udhëtarët e vet në Zvicër
Ajo do t`i nisë aeroplanët e zbrazët në drejtim të Aeroportit të Prishtinës, për t`i kthyer në Zvicër udhëtarët që kishin destinim Zvicrën por që për shkak të bllokadës, kishin mbetur në Kosovë
Aviokompania Airprishtina në bashkëpunim me Chair, përkundër bllokadës të Aeroportit “Adem Jashari” të Prishtinës, ka vendosur të organizojë disa fluturime në relacionin Zvicër-Kosovë-Zvicër.
Siç merr vesh albinfo.ch nga burimet brenda kompanisë, ajo do t`i nisë aeroplanët e zbrazët në drejtim të Aeroportit të Prishtinës, për t`i kthyer në Zvicër udhëtarët që kishin destinim Zvicrën por që për shkak të bllokadës, kishin mbetur në Kosovë.
Klientët kontaktohen përmes telefonit. Siç bën të ditur burimi për albinfo.ch, disa shqiptarë, banorë të Zvicrës që kishin mbetur në Kosovë , tashmë janë kontaktuar nga Airprishtina dhe janë informuar se sot ose nesër do të transportohen për në Zvicër.
Ndërkohë, pronarja e kompanisë Airprishtina dhe Chair, Leyla Ibrahimi-Salahi ka dhënë një prononcim ekskluziv për albinfo.ch lidhur me rastin.
“Ata janë bllokuar kudo, kanë një natë të gjatë prapa tyre – shpesh, të kaluar në aeroport. Shumë pasagjerë nuk dinë se çfarë të bëjnë më… Duke nisur nga e premtja, 13 Mars, 3:00 pasdite dhe deri në njoftimin e mëtejshëm, autoritetet kosovare kanë anuluar të gjitha fluturimet dhe lidhjet e autobusëve nga Gjermania, Italia, Franca dhe Zvicra.
Ndërkaq, falë një aprovimi të posaçëm nga Kryeministri, kompania “Air Prishtina” është në gjendje të organizojë një numër të kufizuar fluturimesh nga Prishtina deri të hënën, 16 mars 2020. Në këtë situatë sfiduese, kompania ka bërë gjithçka që është e mundur për të kthyer udhëtarët në shtëpi. Në këtë mënyrë, disa pasagjerë mund të kthehen në destinacionet si: Cyrih, Dyseldorf, Frankfurt, Hamburg, Hanover, Mynih dhe Stuttgart. Fatkeqësisht, nuk do të jetë e mundur të bëhet një zgjidhje për kthimin e të gjithë pasagjerëve. Tani kërkohet forcë, këmbëngulje dhe mirëkuptim. Gjendja aktuale e jashtëzakonshme prek të gjithë ne, shembulli i Air Prishtina tregon se është e rëndësishme të qëndrojmë së bashku dhe të ndihmojmë kudo që të jetë e mundur”, thuhet në fund të prononcimit për albinfo.ch. të zonjës Ibrahimi-Salahi.
E-Diaspora
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për partneritet të fuqishëm Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në forumin Ekonomik Zvicër-Kosovë 2024, ku ishte i ftuar...
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur