Lajme

Tri femra shqiptare, tri storie suksesi në Amerikë

“Mezi pres të hap dyert e diskutimit që janë mbyllur për dekada në lidhje me Gratë Shqiptare dhe të Drejtat e Njeriut në komunitetin tonë”

Tri vajza shqiptaro-amerikane në Michigan, të quajtura Sava Lelcaj-Farah, Gjina Lucaj dhe Emina Cunmulaj janë të ftuara në Universitetin e Michigan-it për një bashkëbisedim me temën: “Gratë shqiptare me potencialin për të ndryshur të ardhmen”, shkruan albinfo.ch.

Kjo ngjarje do të zhvillohet në Universitetin e Miçiganit të dielën, më 15 mars 2020.

Temat të cilat do të trajtohen në këtë takim dë të jenë kryesisht për rolin e gruas shqiptare në shoqëri, pozita e saj në punë dhe dominimi i tyre në biznes.

Emina Cunmulaj është një model dhe shembull i mirë, me një karrierë si modele dhe ka përfunduar studimet në Universitetin e Harvardit. Së fundmi, në galerinë e fotove të postuara nga Emina, kuptohet se në Javën e Gruas ajo ka qenë e ftuar në Harvard për të folur si modele dhe filantropiste. Dhe jo vetëm kaq, sepse të dielën ajo do të flasë për gruan dhe të drejtat e saj, shkruan albinfo.ch.

“Mezi pres të hap dyert e diskutimit që janë mbyllur për dekada në lidhje me Gratë Shqiptare dhe të Drejtat e Njeriut në komunitetin tonë”, është shprehur Emina. /Albinfo.ch