Futboll
Kosova, në bisedime me dy lojtarë të rinj
Së fundi, menaxheri i Kosovës, Bajram Shala, ka bërë të ditur se procedurat për një prurje të re në ekipin kombëtar janë shumë afër kompletimit, përderisa shtoi se Kosova është në bisedime edhe me dy lojtarë të tjerë.
Tifozët e Kosovës janë mësuar që në çdo grumbullim të ri të ekipit kombëtar të ketë edhe lojtarë të rinj, të cilët i bashkohen ëndrrës së Dardanëve për t’u bërë njëra ndër Kombëtaret më të mëdha.
Thuhet se menaxheri i Kosovës, Bajram Shala, është vazhdimisht në kontakt me lojtarë me origjinë shqiptare që luajnë jashtë Kosovës për t’i bindur ata ta përfaqësojnë ekipin kombëtar.
Një gjë e tillë po ndodh edhe për momentin, pasi që Shala ka zbuluar se Kosova është drejt përfundimit të procedurave për një prurje të re, ndërsa është në bisedime edhe me dy lojtarë të tjerë.
“Jemi biseduar me disa lojtarë. Tashmë veçse i kemi filluar procedurat për të paktën një lojtar. Emrat i tregojmë kur ta marrin pasaportën dhe vendoset të luajnë definitivisht për Kosovën”, ka thënë Shala në emisionin sportiv “Favorit” në T7.
“Po flasim për Kombëtaren A, pasi që për të grupmoshat jemi gjithmonë në procedura të tilla. Por, për Kombëtaren A jemi aktualisht në procedura për një lojtar dhe për dy lojtarë të tjerë mund të fillojnë ndoshta së shpejti procedurat, por po i presim edhe konfirmimet përfundimtare të tyre”.
Ndërkohë, Shala ka bërë të ditur se procedurat për sigurimin e pasaportës kosovare për futbollistët e rinj janë mjaft të gjata dhe i shkaktojnë vështirësi Federatës së Futbollit të Kosovës. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën