Lajme

1,266 të vdekur në Itali, sot kanë vdekur 250 persona

Në Itali, që nga fillimi i epidemisë së koronavirus, 17.660 njerëz janë konfirmuar që janë infektuar me virusin vdekjeprurës (2.547 më shumë se dje).

Numri i të vdekurve nga coronavirusi sot është rritur në 1,266, 250 vdekje vetëm sot, duke bërë që kjo shifër të jetë rekord që nga fillimi i coronavirusit transmeton Telegrafi, përcjell albinfo.ch.

Ndërsa numri i të infektuarve është rritur në mbi 17 mijë e 600.

Janë 7,426 pacientë të shtruar, 1,328 janë në kujdes intensiv, ndërsa 6,201 janë në izolime shtëpiake.

Këtu është numri i personave të infektuar në rajonet italiane:
Lombardia 9,820
Emilia-Romagna 2.263 (+316)
Veneto 1,595 (211)
Piedmont 840 (260)
Marche 725 (133)
Liguria 345 (71)
Campania 220 (41)
Toscana 470 (106)
Sicilia 130 (15)
Lazio 277 (77)
Friuli-Venezia Giulia 257 (90)
Abruzzo 89 (6)
Puglia 129 (25)
Umbria 76 (12)
Bolzano 125 (21)
Calabria 33 ( 5)
Sardenja 43 (4)
Valle D’Aosta 28 (1)
Trento 163 (56)
Molise 17 (1)
Basilicata 10 (2).