Kosova

Të prekurit me virusin korona: 20-vjeçarja italiane dhe 77-vjeçari kosovar

Konfirmohen dy rastet e para me virusin Korona në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, ka bërë të ditur se dy raste janë konfirmuar pozitiv me virusin korona në Kosovë.

Vitia deklaroi bëhet fjalë për një vajzë të moshës 20-vjeçare, shtetase e Italisë dhe një burrë të moshës 77 vjeçe, nga komuna e Vitisë.

Kjo u bë e ditur në një konferencë të jashtëzakonshme për media nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“I ftojmë qytetarët për qetësi, të mos bëjnë panik dhe të mos lajmërohen në Klinikën Infektive nëse nuk kanë shenja”, tha Kurti.

“Të gjithë ata mund të thërrasin në numrat e informacionit që kemi në dispozicion dhe nuk kanë nevojë të shkojnë direkt në klinika. 5 linja të tilla janë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe 5 në IKSHP”.