Lajme
Mbyllen shkollat në Zvicër, ja edhe masat e tjera
Zvicra ka mbyllur shkollat në gjithë vendin dhe vendosi një ndalim në tubimet publike të më shumë se 100 njerëzve. Baret dhe restorantet janë të kufizuar në 50 të ftuar, ndërsa qeveria premtoi ndihmë urgjente 10 miliardë CHF (10,6 miliardë dollarë) për të mbështetur ekonominë
Paketa e masave u njoftua nga ministrat e qeverisë të premten. Ndalimi i tubimeve do të zgjasë të paktën deri në fund të prillit, ndërsa shkollat do të mbyllen deri më 4 prill. Kufiri me Italinë do të mbetet i hapur, por kufizimet e mëtejshme do të zbatohen, përcjell albinfo.ch.
Për më tepër, kontrollet kufitare me vendet e tjera të Evropës mund të forcohen me pezullimin e Marrëveshjes së Shengenit, rast pas rasti. Zvicra nuk është një shtet anëtar i Bashkimit Evropian, por është përfshirë në zonën Shengen.
Paketa e ndihmës prej 10 miliardë CHF ka për qëllim të ndihmojë kompanitë të mbijetojnë nga rënia ekonomike e shkaktuar nga koronavirusi. Shumica e parave janë alokuar për të financuar imponimin e punës me kohë të shkurtër në firma, ndërsa këste të tjera janë caktuar për kredi për vështirësi dhe për të mbështetur sektorë të veçantë, të tillë si menaxhimi i ngjarjeve, përcjell tutje albinfo.ch.
Qeveria federale tha se po punon me kantonet për të siguruar që infrastruktura shëndetësore mund të përballojë kërkesën e rritur nga koronavirusi.Ticino, i cili kufizohet me Italinë, tashmë ka ndaluar ngjarjet dhe ka kufizuar restoranten, klubet e natës dhe baret.
Të premten, Ticino, Vaud dhe Fribourg kishin vendosur tashmë mbylljen e shkollave.Muajin e kaluar, qeveria kishte vendosur një ndalim të ngjarjeve me më shumë se 1.000 njerëz. Kjo është ulur në jo më shumë se 100 njerëz.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato? Disa pjesë të Zvicrës kanë kooperativa banimi që ofrojnë qira më të përballueshme...
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër