Kosova
Pacientja e dyshuar nga Gjakova nuk është e prekur nga koronavirusi
Këtë e ka konfirmuar doktori Hilmi Shala, drejtor i Spitalit Rajonal të Gjakovës.
Është bërë e ditur se një gjakovare 20-vjeçare, e cila u dërgua mbrëmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) nën dyshimin se ka koronavirus, doli se gjendja e saj është e mirë, përcjell albinfo.ch.
Këtë e ka konfirmuar doktori Hilmi Shala, drejtor i Spitalit Rajonal të Gjakovës.
“Pacientja është referuar nga kujdesi primar në Spitalin e Gjakovës, me shenja të gjendjes gripoze. Mjeku kujdestar në bazë të anamnezës dhe shenjave e ka referuar për në Kliniken Infektivë në QKUK për teste. Nuk ka asgjë të vërtetë në ato që thuhen në portale”, ka thënë Shala.
Sipas infektologëve të Spitalit të Gjakovës, vajza ka shenja të gripit njëjtë si pacientët e tjerë që referohen.
Kujtojmë që ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë ditës në një konferencë ka thënë se nuk është konfirmuar asnjë rast në Kosovë. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato? Disa pjesë të Zvicrës kanë kooperativa banimi që ofrojnë qira më të përballueshme...
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër