Lajme

Zgjerim i veprimtarisë së Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani

Mjekët në këtë takim në Zwickau themeluan grupet e punës për Landet Sachsen dhe Sachsen-Anhalt

Anëtarët e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani zhvilluan një takim për themelimin e grupeve të punës në Landin Sachsen dhe Sachsen-Anhalt. Veprimtaria e shoqatës kryhet në disa lande dhe së fundmi shoqata ka krijuar grupin e punës së stomatologëve shqiptarë në Gjermani, transmeton albinfo.ch.

Mjekët në këtë takim në Zwickau themeluan grupet e punës për Landet Sachsen dhe Sachsen-Anhalt.

Dr. Besa Zylbeari dhe Dr. Shkelqim Reci u zgjodhën përkatësisht drejtuesit e grupeve të punës për Landin Sachsen dhe Sachsen-Anhalt.

Risi e këtij takimi ishte themelimi i grupit të punës së stomatologëve shqiptarë drejtuar nga Dr. Rezart Qorri, risi e cila do të hapë rrugën e koordinimit të punës, bashkëpunimit, shkëmbimit të eksperiencës midis të gjithë mjekëve stomatologë në Gjermani e me gjerë. /Albinfo.ch

Fotografia e Gesellschaft der Albanischen ÄRZTE in Deutschland e.V

Fotografia e Gesellschaft der Albanischen ÄRZTE in Deutschland e.V

Fotografia e Gesellschaft der Albanischen ÄRZTE in Deutschland e.V