Lajme
Kantoni Tiçino shpall gjendjen emergjente për shkak të koronavirusit
Veç tjerash, do të mbyllen të gjitha shkollat, publike dhe private të cilat ofrojnë mësim të detyruar
Qeveria e Kantonit të Tiçinos, më të prekurit nga koronavirusi, ka shpallur sot gjendjen e emergjencës, e cila do të zgjasë deri më 29 mars. Këtë njoftim, ekzekutivi i kantonit jugor të Zvicrës e ka bërë në mbrëmjen e të mërkurës, shkruan sda.ch.
Bazuar në këtë vendim, jeta publike në kanton do të pësojë kufizime tüë theksuara, transmeton albinfo.ch. Kështu, veç tjerash, do të mbyllen të gjitha shkollat, publike dhe private të cilat ofrojnë mësim të detyruar.
Veç kësaj, që nga mesnata e sontme do të jenë të mbyllura të gjitha kinematë, teatrot, pishinat, diskotekat, qendrat sportive dhe të ngjashme.
Ndërkaq, edhe pas shpalljes së gjendjes së emergjencës, vazhdojnë të jenë të lejuara aktivitetet sportive te të cilat mund të mbahet distanca e lejuar mes dy personave.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato? Disa pjesë të Zvicrës kanë kooperativa banimi që ofrojnë qira më të përballueshme...
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër