Kosova
Asnjë rast në Kosovë nuk është konfirmuar me koronavirus
Megjithatë, në deklaratën e IKSHPK-së, thuhet se gjatë mbrëmjes të 10 marsit janë konstatuar 7 raste të dyshimta nga Klinika Infektive dhe një në Spitalin Amerikan.
Kosova vijon të mos ketë raste të dyshuara me koronavirus. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë raportoi se deri më tani janë testuar 75 mostra të dyshuara me virusin SARS-CoV-2, dhe të gjitha kanë rezultuar negative. “Nga data 08.02.2020 deri më 10.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RTPCR, janë testuar gjithsej 75 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative”, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, në deklaratën e IKSHPK, thuhet se gjatë mbrëmjes të dates 10 mars, janë konstatuar 7 raste të dyshimta nga Klinika Infektive dhe në një Spitalin Amerikan. Pas analizave për tetë pacientët, kanë rezultuar se ata nuk janë të prekur nga koronavirusi.
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) gjatë mbrëmjes, më 10 mars 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për 7 raste të dyshimta në koronavirus COVID-19 dhe një rast nga Spitali amerikan. Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin SARS CoV-2 metodën rRT-PCR të tetë pacientëve. Testet kanë rezultuar negative për SARS-CoV-2, domethënë të tetë pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2”, thuhet në deklaratë. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës