Koronavirusi: çast pas çasti
Sicili: Dënohen pjesëmarrësit e funeralit, shkelën rregullat
Rreth 50 njerëz në Sicili po përballen me ndëshkime të ashpra pasi nuk iu bindën rregullave të reja të vendosura të karantinës dhe mbajtën një funeral në mes të shpërthimit të koronavirusit
Ata po lëviznin nëpër rrugët e Porto Empedocle në bregdetin jugperëndimor të ishullit të martën kur policia e karabinierëve u njoftua nga një kalimtar, tha agjensia e lajmeve AGI.
48 pjesëmarrësit në funeral do të përballen me ndjekjen penale, përcjell albinfo.ch.
Çdo person që zbulohet se ka thyer rregullat e karantinës mund të gjobitet me 206 euro (234 dollarë) dhe madje të burgoset deri në tre muaj.
Italia të martën zbuloi masa të pashembullta të përmbajtjes sociale që synojnë të ndalojnë përhapjen e një sëmundje që ka vrarë 463 njerëz dhe ka infektuar më shumë se 9,000 në vend në pak më shumë se tre javë, përcjell tutje albinfo.ch.
Masat urgjente fillimisht ishin vendosur në rajonet më të goditura në veri, përfshirë Lombardinë, e cila ka parë numrin më të madh të rasteve dhe vdekjeve gjatë shpërthimit.
Siçilia është një nga zonat më pak të prekura të Italisë. Ishulli jugor deri më tani ka regjistruar vetëm 54 infeksione dhe asnjë vdekje për shkak të koronavirusit.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato? Disa pjesë të Zvicrës kanë kooperativa banimi që ofrojnë qira më të përballueshme...
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër