Tematike

Punëtorët ndërkufitarë nga Italia mund të vazhdojnë punën në Zvicër

Këtë qëndrim e ka bërë publik ministri i jashtëm italian Luigi di Maio, në një bisedë telefonike me homologun e tij zviceran, Ignazio Cassis

Pas kufizimeve të udhëtimit, që Qeveria e Italisë  ka vendosur  për shkak të koronavirusit në regjionet e Italisë së Veriut, tashmë ka müë tepër qartësi në lidhje me situatën e punëtorëve ndërkufitarë.

Siç dihet, për çdo ditë me mijëra njerëz nga Italia, gjegjësisht zona kufitare me Zvicrën, kalojnë kufirin për të punuar në kantonin jugor zviceran, Tiçino dhe pas punës, kthehen në shtëpi, shkruan albinfo.ch.

Këta mund të vazhdojnë të bëjnë këtë udhëtim drejt punës dhe mbrapa, shkruan srf.ch.

Këtë qëndrim e ka bërë publik mbrëmë ministri i jashtëm italian Luigi di Maio, në një bisedë telefonike që ka pasur me homologun e tij zviceran, Ignazio Cassis, bëhet e ditur në një komunikatë të autoriteteve federale.

Por, siç precizohet në komunikatë, “ndërkufitarët” duhet të disponojnë një dokument i cili dëshmon ekzistimin e vendit të punës në Zvicër.

Nga ana tjetër, zviceranëve dhe të tjerëve që jetojnë në Zvicër u kërkohet që të mos qarkullojnë në regjionet e prekura.