Shqipëria
Thirrje “Mos ikni nga Italia drejt Shqipërisë, nuk e mbajnë dot këtë hall atje” *
"Nuk dimë nëse ishte, është ky virus që po na bllokon jetën (e dyshojmë shumë), dimë vetëm që po vetëkurohemi në mënyrë tradicionale duke mbajtur qetësinë e respektuar rregullat e Ministrisë së Shëndetësisë italiane"
Sonila Alushi është një emigrante që jeton në Itali.
Në këto ditë ankthi që po kalon vendi fqinje, ajo i bën një thirrje shqiptarëve që jetojnë atje, që të mos shkojnë në Shqipëri.
Ja çfarë shkruan Alushi:
Një mesazh për miq, të afërm e të njohur:
JEMI MIRË me shëndet. Nuk mohoj faktin që gjatë këtyre ditëve kemi kaluar pothuaj familjarisht një grip me temperaturë, por që duket në përmirësim e sipër.
Nuk dimë nëse ishte, është ky virus që po na bllokon jetën (e dyshojmë shumë), dimë vetëm që po vetëkurohemi në mënyrë tradicionale duke mbajtur qetësinë e respektuar rregullat e Ministrisë së Shëndetësisë italiane.
Nuk mund t’i lejojmë vetes panik duke telefonuar urgjencën, reparti i terapisë intensive në spitalet tona po vuan një mbingarkesë të jashtzakonshme.
Një mënyrë për të bashkëpunuar është të informohemi sa më shumë mbi simptomat dhe mënyrën e duhur për të menaxhuar situatën. Mënyra tjetër është të respektojmë pa asnjë polemikë rregullat e vendosura nga mjekët për të parandaluar përhapjen e sëmundjes. As virusi e as shkenca nuk janë demokratikë, s’ka vend për opinion, duhet të kemi kujdes higjenën e s’duhet të dalim nga shtëpia, pikë.
Sepse ndërkohë që për pjesën më të madhe të popullsisë është një virus që kalon si grip i zakonshëm (mund të jetë rasti ynë), për pjesën më të dobët të shoqërisë si prindërit dhe gjyshërit tanë, mund të jetë vdekjeprurës.
Pra nuk ka vend për egoizëm sot, as për rebelime as për barsaleta e gallata.
Gjatë këtyre ditëve kaq të vështira do na duhet t’i thërrasim ndërgjegjies e të reagojmë jo si individë, por si grup, si shoqëri, si një trup i vetëm.
Gjatë natës Qeveria ka vendosur të vendosë kufij në rajonin e Lombardisë (ku jetojmë ne) duke ndaluar hyrjet e daljet, deri me datë 03/04, për këdo nuk ka arsye të forta si urgjencat dhe ndonjë impenjim pune që nuk mund të evitohet.
Një vendim që bën të kuptohet akoma më qartë serioziteti i situatës.
Ftoj të gjithë bashkëatdhetarët tanë të mos udhëtojnë drejt Shqipërisë apo në të kundërtën.
Strukturat e shëndetësisë italiane janë përballë një sforcoje shumë të madhe, strukturat shqiptare nuk e di a do ta mbanin dot mbi supe një hall kaq të madh.
Mbroni të afërmit, miqtë dhe vendin tuaj.
MOS LËVIZNI NGA SHTËPIA.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih Në një mot të ftohtë dhe me shi, u shpalos pankarta e madhe që paraqiste kundërshtimin...
-
Së bashku, për një botë pa dhunë ndaj grave
-
Sonte, kryeministri Albin Kurti takon mërgatën në Bruksel
-
Berlin: Besim Gashi u nderua me mirënjohjen e arritjes nga autoritetet e Bundeswehr-it
-
“Kërcimi i Tropojës”, zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor. Departamenti i...
-
U protestua kundër pritjes së presidentit serb, Vuqiç, në Cyrih
-
Neuchâtel: Projekti për të ndihmuar të moshuarit viktima të mashtrimit
-
Sa përfituan punëtorët në Zvicër nga rritja e pagave
-
Zvicër: Inflacioni rritet pak