Lajme

Itali: Pse nuk i kap shqiptarët koronavirusi? Nisin studimet për këtë çështje

Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të prekur nga koronavirusi.

Koronavirusi po përhapet në të gjithë botën, por deri tani Shqipëria, edhe pse është e rrethuar nga vende që COVID 19 është përhapur me përmasa të mëdha sërish nuk ka asnjë rast të konfirmuar, transmeton albinfo.ch.

Ky femonem në Itali duket i çuditshëm dhe mediat italiane shkruajnë se Shqipëri mund të jetë një rast studimor për mjekët. I habitur nga ky fakt është dhe drejtori i zyrës së OBSH në Tiranë, Raul Gonzales, i cili në një deklaratë tha se po përpiqen të kuptojë arsyen përmes studimeve të gjera.

Sidoqoftë, kontrollet vazhdojnë jo vetëm për ata që hyjnë rregullisht në Shqipëri, por edhe kundër emigrantëve të paligjshëm, por ende s’ka asnjë të prekur, pasi në gati 50 raste të dyshuara të gjithë kanë dalë negativë.

Po ashtu në rrjet ka nisur të qarkullojë dhe një teori tjetër se shqiptarët janë një popull imun nga koronavirusit dhe nuk kanë rrezik për t’u infektuar. /Albinfo.ch.

Duke qenë se është fakt se edhe pse shqiptarët përbëjnë grupin e dytë më të madh të të huajve në Itali—në Itali jetojnë të paktën 700 mijë, por me gjasa rreth 900 mijë shqiptarë, asnjë prej tyre nuk dihet të jetë prekur nga koronavirusi.

Duhet theksuar se burime të “Exit News” kanë folur me Alban Beltojën, mjekun reanimator shqiptar në zonën e Lodit, epiqendrën e koronavirusit në Itali, i cili pohon se nuk ka patur ansjë rast shqiptar në qendrën e tij dhe, në dijeninë e tij, në asnjë zonë tjetër të Italisë.