Lajme
Këshillat e Marilyn, si femra më e mençur në botë, me IQ-në 228
Marilyn vos Savant është femra e cila në Librin e Guinness-it është shënuar si personi me IQ-në më të lartë në botë, ka dhënë këshilla si të ushqeheni drejt.
Në të vërtetë, kur Marilyn i ka mbushur 10 vjet, i është matur IQ-ja 228, që ka pasur aftësi mendore të një 23-vjeçareje.
Megjithatë, ka zgjedhur të jetojë si “e gjithë bota normale” – ka shkuar në shkollë lokale, ka punuar në dyqanin e babait, pastaj ka regjistruar studimet e psikologjisë në Universitetin e Washingtonit, por që ka hequr dorë pas dy vjetësh.
Karrierën e ka filluar duke bërë kuize për revista, pastaj mori rubrikën e vet në revistën “Parade”.
Rubrika “Pyesni Marilynin” ka qenë e konceptuar në të “preferuarit të Këshillit” të humorit – Marilyn u është përgjigjur pyetjeve më të ndryshme të lexuesve, nga enigmat matematikore deri te dilemat e përditshme jetësore, ndërsa njëra ndër to kishte të bënte me shprehitë e saj kur është fjala për ushqimin”.
“Ato ditë kur nuk shkoj në palestër, zakonisht ha mish (ose peshk), perime, patate apo oriz, plus bukë me pak gjalpë. Llojllojshmërinë e siguroj me një copë të vogël tortë, pite çobani…
– Ndonjëherë dëshiroj të konsumoj vetëm djathin e preferuar me hurma, pak xhem ftonjsh dhe bukë me rrush të thatë. Në palestër shkoj çdo të dytën ditë, drejt nga puna para darkës. Ato ditë ha racione të lehta, zakonisht ndonjë sallatë apo kifle të ngrohtë krokante.
– Kur qeras veten, shkoj në restorantin e preferuar për burger taze të pjekur dhe patate të skuqura, por vetëm nëse janë krokante. Nëse nuk janë, as që i prek, i lë në pjatë. Dhe, para se të pyesni, pesha ime trupore është 56 kilogramë, ndërsa gjatësia 1,72 cm”, ka zbuluar femra më e mençur në botë.
Marilyn u përmbahet rregullave të caktuara:
1. Shmangni pjekurinat – mos blini çipsa e të ngjashme; në kuzhinë ju nevojiten vetëm artikuj për gatimin e tri racioneve ditore.
2. Shmangni zëmrat (mesracionet) – në vend të pemëve dhe lëngjeve, Merilin rekomandon një filxhan çaj.
3. Hiqni dorë nga pijet kalorike dhe akulli – hiqeni akullin nga pijet, sepse ai “vret” shijen e pijeve, pastaj edhe pini tepër shumë.
4. Mos e teproni në ngrënie – “Teprimi në ngrënie është mënyra më e keqe e hedhjes poshtë të ushqimit të shijshëm”, konsideron Merilin.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut