Bota

Edhe Kalifornia shpall gjendje emergjente nga koronavirusi

Atje janë identifikuar 150 raste me koronavirus.

Kalifornia është shteti i radhës, pas Washingtonit dhe Floridës, që ka shpallur situatën emergjente nga koronavirusi. Ky shtet ka deklaruar pacientin e parë që ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit, duke e çuar numrin e të vdekurve në 11 vetëm në SHBA.

Deti tani janë identifikuar rreth 150 raste të infektuar me virusin COVID-19 në SHBA, dhe sipas ekspertëve, fatkeqësisht ky numër është duke u rritur.

Sipas raportimeve të fundit, deri tani janë konfirmuar 92.000 raste të infektuar me virus dhe 3.000 të tjerë të vdekur si pasojë e tij, përcjell albinfo.ch.