Kuriozitete
Irena, gruaja që i shpëtoi mbi 2 mijë fëmijë nga Hitleri
Aksioni është zbatuar në tetor 1940
Irena Sendler ka shpëtuar 2.500 fëmijë hebrenj nga getoja e Varshavës gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Sendler para shpërthimit të luftës ka punuar si punonjëse sociale me familje të varfëra hebrenje në Varshavë. Nga fundi i verës së vitit 1942 Sendler mbetet anëtare e lëvizjes së rezistencës Zhegota, e cila i ndihmon hebrenjtë.
Fëmijëve më të mëdhenj u jepte qetësues dhe u thoshte rojave që ishin të vdekur, kurse emrat e të gjithë fëmijëve ajo i ruante në një listë speciale. Kur foshnjat brenda bodrumit të kampit qanin, Sendlerowa përdorte qenin e saj, i cili lehte sa herë t’i thuhej kështu në mënyrë që rojat të mos dëgjonin të qarat e fëmijëve hebrenj.
Ajo fshehurazi largoi 2.500 fëmijë nga getoja në Varshavë dhe i dërgon në familje katolike dhe manastire. Fëmijët janë dërguar në valixhe dhe janë transportuar nga automjete zjarrfikëse dhe automjete për marrjen e mbeturinave apo nën palltot e njerëzve, të cilët kanë pasur qasje deri te lagjet hebrenje. Aksioni është zbatuar në tetor të vitit 1940 deri në prill të vitit 1943, kur nazistët e djegin geton dhe i vrasin apo i dërgojnë në llogore të tjera njerëzit që kanë jetuar në të.
Irena Sendler është arrestuar më 20 tetor të vitit 1943, ishte dënuar me vdekje, por e shpëton një oficer gjerman, të cilin rezistenca arrin ta korruptojë.
Në vitin 1965 ajo u shpërblye për heroizëm me medalje nga Instituti ‘Jad Vashem’ nga Jerusalemi.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut