Kosova
Sa kanë kredi qytetarët e Kosovës
Raporti thekson se rritja vjetore e kredive në fund të vitit 2019 ka arritur në 10 për qind
Në fund të muajit dhjetor 2019 vlera totale e depozitave të qytetarëve nëpër bankat komerciale të Kosovës ka arritur në rreth 4 miliardë euro, derisa në periudhën e njëjtë kohore shuma e mjeteve që qytetarët i kanë kredi nëpër banka ka arritur në 3 miliardë euro.
Nga kjo shumë, më shumë se 2.6 miliardë euro janë para të kursyera nga ekonomitë familjare, derisa ndërmarrjet kanë të depozituara rreth 750 milionë euro. Vlera e valutave të tjera të kursyera nga qytetarët e Kosovës arrin shumën e 165 milionë eurove.
Në raportin mujor të sistemit financiar të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), thuhet se depozitat në banka u rritën për 16.2 për qind.
“Rritje më të theksuar kishin depozitat e ekonomive familjare, pjesa më e madhe e të cilave përbëhet nga depozitat e transferueshme. Norma e interesit në depozitat e korporatave jofinanciare shënoi rënie për 0.2 pikë përqindje krahas periudhës së njëjtë të vitit paraprak, ndërsa norma e interesit në depozitat e ekonomive familjare shënoi rritje të lehtë për 0.04 pikë përqindje”, thuhet në raportin e vlerësimit tremujor të zhvillimeve makroekonomike të prezantuar nga BQK, transmeton Monitor.
Sipas BQK-së, vlera e kredive për ekonomitë familjare 1.1 miliard euro, ndërsa për korporatat jofinanciare kjo vlerë ka arritur në 1.9 miliard euro, përcjell albinfo.ch.
Raporti thekson se rritja vjetore e kredive në fund të vitit 2019 ka arritur në 10 për qind.
“Aktiviteti kreditor i sektorit bankar vazhdoi trendin e rritjes dy shifrore edhe gjatë gjysmës së parë të vitit 2019, nxitur në nivel më të theksuar nga kërkesa kreditore në raport me ofertën kreditore. Kreditimi bankar është rritur ndaj pothuajse të gjithë sektorëve ekonomik, e veçanërisht baza e stokut të kredive u rrit më shumë për sektorin e ndërtimit dhe prodhimit. Ekspozimi i sektorit bankar ndaj ekonomive familjare është duke u rritur me rritëm të përshpejtuar, ku gjatë pesë viteve të fundit kreditimi ndaj këtij segmenti kishte rritje dyshifrore”, thuhet në raportin e stabiliteti financiar ne BQK-së.
Norma efektive e interesit për depozita në këtë muaj ishte 1.6 për qind, që krahasuar me normën efektive të interesit në kredi paraqet dallim me 4.8 pikë përqindjeje.
Kreditë e këqija sipas raportit të BQK-së aktualisht janë 2 për qind.
Sektori bankar vazhdon të ketë nivel të lartë të likuiditetit [raporti i mjeteve likuide ndaj gjithsej detyrimeve afatshkurtra] me 38.7 për qind, raporti kredi/depozitë është 77.6 për qind, ndërsa mbulueshmëria e kredive të këqija me provizione në këtë muaj ishte 135.7 për qind.
E-Diaspora
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani Shqiptari Arianit Besiri ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në Gjermani. Nga 1 marsi i vitit...
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
-
Hilmi Gashi rizgjidhet asamblist në Muri-Gümligen në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat?