Ekonomi

Për sa avancoi euro kundrejt dollarit

Dollari amerikan fitoi pikë mëngjesin e ditës së sotme kundrejt jenit. Ai u rrit me 0.3 për qind dhe u këmbye me 107.42 dollarë amerikanë për jen.

Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit ishtë në nivele të qëndrueshme.

Monedha e përbahskët, euro, avancoi me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.1181 euro për dollar amerikan.

Pundi britanik ra me 0.1 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.2792 paund britanikë për dollar amerikan.

Dollari amerikan u këmbye me 0.6596 dollarë australianë, përcjell albinfo.ch.

Woni i Koresë së Jugut avancoi me 0.6 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1,187.72 won për dollar amerikan.