Të tjera

Rita Ora paraqitet edhe si modele, shkëlqen në Paris

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, që njihet për hitet e shumta që ka sjellë ndër vite, kësaj here na surprizon me diçka tjetër.

Rita ka marrë pjesë në Javën e Modës në Paris, ku edhe ka sfiluar përkrah modeleve më të njohura. Vëmendja dhe suksesi duket se e kanë ndjekur nga pas bukuroshen edhe gjatë këtij debutimi.

Ajo gjithashtu publikoi një fotografi përkrah modeleve Bella dhe Gigi Hadid, të cilat janë motrat e të dashurit të Dua Lipës, Anwar Hadid.