Muzikë

Shqiptarja interpreton në emisionin zviceran ‘Karaoke Stube TV’

Leonita Asllani, e ftuar në emisionin “Karaoke Stube”, këndoi këngën “Hello” të këngëtares së njohur Adele

Leonita Asllani është këngëtare e njohur, e cila vjen nga Gjakova, me shumë suksese në karrierën e saj si artiste. Ajo u bë e njohur për publikun sidomos pas koncertit të saj të parë në Francë në vitin 2017, e cila ishte e vetmja shqiptare që performoi, tani po vazhdon karrierën e saj kryesisht në Zvicër, transmeton albinfo.ch.

Leonita nuk është vetëm këngëtare, ajo është edhe kompozitore, tekstshkruese dhe instrumentiste, si e re ajo filloi të këndonte në qytete të ndryshme të Kosovës. Por, pas suksesit në Francë, ajo u vendos në Zvicër për studime në fushën e muzikës.

Atje ajo u njoftua edhe me grupin “Plusedion”, ku punuan fort. Leonita tashmë ka edhe albumin e saj “Night Train”, i cili është pritur mjaft mirë edhe nga mediat zvicerane.

Kjo ka bërë që Leonita të ftohet edhe në emisione të ndryshme atje.

Së fundmi ajo ishte e ftuar në emisionin “Karaoke Stube”, të cilin e drejton këngëtari i famshëm italian, Pierro Esteriore.

“Pas shumë votimeve në emisionin “Karaoke StubeTV” jam ftuar të këndoj në këtë emision mjaft të ndjekur atje. Në këtë emision kanë kënduar këngëtarë nga vende të ndryshme të botës dhe unë jam e vetmja shqiptare që jam prezantuar aty”, ka thënë Leonita për KultPlus.

Në këtë emision ajo ka kënduar këngën “Hello” të këngëtares së njohur Adele. Interpretimi i saj është pëlqyer nga publiku dhe komplimentet nuk kanë qenë të pakta. /Albinfo.ch