Muzikë
Këngëtari shqiptar përfaqëson Zvicrën në Eurovision
Bëhet fjalë për artistin shqiptar, Gjon Muharremi.
Përfaqësuesi i Zvicrës në Eurovision 2020 do të jetë artisti shqiptar me banim atje, Gjon Muharremi. Kënga titullohet “Repondez-moi” (Përgjigjmu mua) dhe interpretuesi është Gjon’s Tears, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se autoritetet nga Zvicra do të njoftojë për përfaqësuesin e saj për në Eurovision 2020, më 4 mars. Transmetuesi SRF ka dhënë të dhëna për artistin dhe këngën, por tani tifozët e Eurovision-it kanë bërë disa gërmime dhe kanë zbuluar edhe një emër të mundshëm si përfaqësues të Zvicrës në Eurovision. Bëhet fjalë për artistin shqiptar, Gjon Muharremi.
Fansat kanë zbuluar një këngë të shtuar rishtas në listë dhe në bazën e të dhënave që regjistron kompozime nga kantautorë zviceranë. Kënga titullohet “Repondez-moi” (Përgjigjmu mua) dhe interpretuesi është Gjon’s Tears.
Vlen të theksohet se Gjon’s Tears është emri skenik i Gjon Muharremit. Ai gjithashtu interpreton në një grup me të njëjtin emër. Gjon është i lindur në Zvicër me një baba kosovar dhe nënë shqiptare.
Ai njihet në Shqiptari sidomos për paraqitjen e tij në ‘Albania’s Got Talent’ në vitin 2010 dhe së fundmi ai bëri emër në Francë vitin e kaluar duke u shfaqur në “The Voice”, shkruan kultplus.
Titulli i këngës së Gjonit, që po pretendohet për në Eurovision, është një frazë frënge “Repondez-moi” ose “Përgjigjmu mua”.
Ndërsa Shqipërinë në Eurovision, këtë vit do ta përfaqësojë Arilena Ara me këngën “Shaj”, të cilën do ta interpretojë në gjuhën angleze. /Albinfo.ch
https://www.facebook.com/EurovisionSongContest/photos/a.191849273006/10158118769048007/?type=3
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur Nga e enjtja e tutje me gjasë do të ketë shumë borë në pjesë të mëdha...
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?