Gjuha
Takimi i mësuesve të diasporës
Qendra e Botimeve për Diasporën fton mësuesit që jetojnë e punojnë në diasporë që të marrin pjesë në Takimin Mbarëkombëtar të Mësuesve nga Diaspora më 14 mars
Është bërë e ditur se takimi i Mësuesve të Diasporës organizohet nga Qendra e Botimeve për Diasporën, nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko, dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, transmeton albinfo.ch.
Qendra e Botimeve për Diasporën fton mësuesit që jetojnë e punojnë në diasporë që të marrin pjesë në Takimin Mbarëkombëtar të Mësuesve nga Diaspora më 14 mars në Tiranë.
Ky aktivitet do të ndihmojë në njohjen, promovimin dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet mësuesve të diasporës dhe vendit amë. Takimi synon diskutimin e procesit të mësimdhënies në diasporë, ndërtimin e urave të qëndrueshme të komunikimit me mësuesit e diasporës, si përcjellës të rëndësishëm të gjuhës, traditës dhe kulturës shqiptare te brezat e rinj që jetojnë në mërgatë.
Ky takim ka për qëllim diskutimin e problematikës së teksteve të mësimit dhe literaturës që përdoret nga mësuesit në diasporë, metodologjinë e mësimdhënies dhe sfidat me të cilat ballafaqohen mësuesit në shkollat e komunitetit shqiptar jashtë vendit, me objektiv kryesor rritjen e bashkëpunimit të komuniteteve shqiptare dhe institucioneve shtetërore përgjegjëse për arsimin dhe diasporën, me qëllim mbështetjen e mësimdhënies së gjuhës shqipe në mërgatë, shkëmbimin e përvojave të arrira, si dhe zgjidhjen e problematikave të ndryshme. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë